Blatter mbron teknologjinë

07/06/2012 00:00

Presidenti i FIFA-së, Sep Blatter ka mbrojtur vendimin e institucionit
që ai drejton për të aplikuar përfundimisht teknologjinë në futboll dhe
për të eliminuar golat fantazmë apo rezultatet e padrejta të fushës.

Zvicerani që drejton FIFA-n prej disa vjetësh tha se goli i mesfushorit anglez Frenk Lampard në ndeshjen kundër Gjermanisë në botërorin 2010, ishte sinjali që ai priste për të bërë këtë hap madhor.

Kreu i qeverisë së futbollit botëror beson se sporti ka shënuar një histori të re e që me kalimin e kohës do të vërtetohet si vendim i drejtë dhe sistem efikas. “Ai gol i Lampardit ishte një moment kyç dhe më bëri të them ‘Nuk duhet që diçka e tillë të ndodhë sërish në Kampionatin e ardhshëm botëror. Ne mund të themi se kjo është një ditë historike për futbollin ndërkombëtar” tha Blater.

‘Goli’ i Lampardit erdhi kur Anglia ishte në disavantazh 2-1 kundër Gjermanisë, e në fund humbi 4-1. Së fundmi është shfaqur një tjetër incident i ngjashëm. Gjatë Euro 2012, futbollisti ukrainas Marko Devic iu mohua një gol kundër Anglisë në sfidëne Grupit D.

“Në vjeshtën e vitit 2010, ne i filluam testet dhe tani jemi gati. Jam njeri i lumtur për këtë që kemi bërë. Objektivi është për Botërorin 2014 por ne tani kemi një sistem që është në dispozicion edhe për të tjerët” tha kreu i FIFA.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta