
Edhe pse merkatoja e hapur në 31 Maj, kryesisht mbizotërohet nga
lëvizjet e shumta të futbollistëve, nuk kanë munguar në nisjen e këtij
muaji, edhe largimet apo emërimet e reja në pankinë.
Kështu Holanda e ka gjetur shpejt trajnerin e ri të kombëtares, pas dorëheqjes së Van Marvijk. Në stolin e nënkampiones së botës tani do të jetë një emër mjaft i njohur si Luis Van Gal.
Zyrtarizimi është bërë nga federata holandeze e ffutbollit ku spiecifikohet se kontrata me 61 vjecarin Van Gal, do të hyjë në fuqi në 1 Gusht dhe do të skadojë në përfundim të botërorit 2014 në Brazil. Van Gaal, ka qenë më parë trajner i Holandës nga viti 2000 deri në 2002 por rikthehet sërish në stolin e tulipanëve.
Një lëvizje befasuese është edhe ajo e dorëheqjes së Marselo Bielsës nga pankina e Atletiko Bilbaos. Tekniku argjentinas kritikoi publikisht drejtuesit e klubit bask për rikonstruksionin e qendrës stërvitore duke përvijuar konfliktin. Por pikërisht kur pritej që të emërohej trajneri i ri, ka ndodhur surpriza. Në vendin e argjentinasit tek Atletik Bilbao, pritej të ishte Ernesto Valverde, por trajneri Marselo Bielsa ka rikthyer vendimin duke qëndruar në pankinën e skuadrës finaliste të Europa Ligës të paktën deri në konfliktin e radhës.
Top Channel