NBA, Boston Celtics një hap larg Finales

06/06/2012 09:10

Kevin Garnett me 26 pikë dhe 11 topa në tabelë udhëhoqi fitoren e Boston Celtics ndaj Miami Heat në ndeshjen e pestë të Finaleve të Konferencës së Lindjes.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Celtics të cilët kishin humbur dy ndeshjet e para dhe tashmë kryesojnë serinë 3-2 duke qenë vetëm një hap larg Finales së madhe të NBA.

Nëse të enjten do të mundin në fushën e tyre skuadrën e James dhe Wade do të presin fituesin e Finales së Perëndimit ku Oklahoma City Thunder kryeson 3-2 ndaj San Antonio Spurs.

Edhe pse shënoi 30 pikë duke qenë më i miri i takimit, LeBron James nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij në arritjen e fitores.

Top Channel