Merkato, dueli Inter-Juventus

06/06/2012 00:00

Ndizet merkatoja verore, të paktën në Serinë A, ku skuadra që po tregohet më agresive është Juventusi. Kampionët e Italisë janë hedhur në sulm dhe në shënjestër të bardhezinjëve janë Asamoah dhe Isla, dy lojtarët që shkëlqyen me Udinezen sezonin që u mbyll.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Udinezes ishin në Torino ku zhvilluan takime me drejtuesit e Juventusit. Të njëjtat burime thonë se drejtori teknik i Juventusit, Beppe Marotta ka bërë ofertën e tij për dy lojtarët duke vendosur 15 milion euro për bashkëpronësinë për të dy lojtarët me të drejtë blerjeje për “Zonjën e Vjetër” në fund të sezonit të parë.

Por përveç dy mesfushorëve të Udinezes, Juventus është hedhur në sulm edhe për talentin Marco Verrati, 20-vjeçari që mori prej dore Peskarën këtë sezon në Serinë B, duke e shpallur atë kampione e duke siguruar ngjitjen mes më të mirëve të futbollit italian.

Por në këtë operacion, Juventusi duhet të mposhtë më parë konkurencën e Interit i cili gjithashtu ka shfaqur interesimin e tij për talentin e skuadrës ligure. Tjetër duel mes dy skuadrave është edhe Sebastian Giovinco. Organizatori i Parmës pëlqehet si nga trajneri zikaltër Stramacioni ashtu dhe nga Conte. Në këtë mes, bardhezinjtë kanë avantazhin e zotërimit të gjysmës së kartonit të lojtarit, ndërsa Parma mund të tentojë shitjen e tij tek Interi kundrejt vlerës prej 10 milion eurove dhe gjysmës së kartonit të Coutinho-s.

Top Channel