Djegia e flamurit, reagojnë ambasadorët

06/06/2012 23:45

Ambasadori i Shqipërisë, Mehmet Elezi dhe ai i Kosoves Naim Malaj në Zvicër kanë reaguar pas djegies se flamurit shqiptar në miqësoren Spanjë – Serbi dhe pas thirrjeve raciste të një grupi tifozësh serb.

Në komunikatën e përbashkët për shtyp dy ambasadorët kanë theksuar se këto ngjarje kanë tronditur shqiptarët në Republikën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë.

Sipas tyre këto akte dhune dhe racizimi që nxisin urrejtjen dhe tensionet etnike bien në kundërshtia me vlerat demokratike. Në komunikatë theksohet se futbolli duhet të frymëzojë ndjenjat e solidaritetit dhe miqësisë.

Në fund dy ambasadorët, Elezi dhe Malaj i kanë kërkuar autoriteteve zvicerane dhe FIFA-s  të marrin masat e duhura për të ndëshkuar aktorët e këtyre akteve të turpshme.

Top Channel