Bert van Marwijk mendon se fakti që Hollanda e tij ka rënë në Grupin e Ferrit së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Danimarkën në EURO 2012 do të jetë një plus motivimi dhe jo disavantazh.
Në një intervistë për uefa.com, tekniku i Portokallinjve deklaroi: “Kemi rënë në një grup shumë të fortë dhe ky do të jetë një motivim për ne. Nuk e shoh aspak si diçka të keqe.”
Në lidhje me favoritët e kampionatit europian që nis të premten, Van Marwijk u shpreh: “Spanja, Gjermania, Franca, Italia, Hollanda dhe Anglia janë ekipe shumë të forta që kanë mundësitë e tyre.”
Trajneri nuk qartësoi objektivin e kombëtares që drejton: “Dua vetëm të luaj ndeshjen e parë dhe më pas të shohim. Mund të ndodhin shumë gjëra. Nuk dua të shoh larg sepse nuk ka kuptim. Duhet të marrim ndeshjet me radhë.”
Hollanda do të luajë ndeshjen e parë ditën e shtunë në orën 18.00 ndaj Danimarkës në grupin B.
Top Channel