Një mjellmë e zezë e paftuar

05/06/2012 17:00

Filmi “Mjellma e Zezë” (Black Swan), bëri bujë në vitin 2011, ndërsa dyshja Portman-Kunis u vlerësuan me komentet më të mira nga kritika.

Nëpërmjet këtij filmi, Portman fitoi çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë protagoniste, ndërsa “Black Swan” u shndërrua në një prej filmave më të suksesshëm të Hollivudit, duke arritur fitime prej 330 milionë dollarësh, pasi u realizua me një buxhet fillestar prej 13 milionë dollarë.

Megjithatë, imazhi i mrekullueshëm i një mjellme të vërtetë të zezë, u përcoll ditën e martë nga e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Në një liqen në Dorset, në Britaninë e Madhe, mbi një mijë vizitorë panë me kënaqësi kur mjellma e zëzë u ul midis 600 të tjerave të bardha, duke u veçuar qartësisht midis turmës.

Një specie në familjen e mjellmës, ato të zezat popullojnë zonat e Australisë dhe Zelandës së Re, prandaj është diçka krejt e pazakontë që t’i shohësh në gjendje të lirë në Europë.

Një shpend deri diku enigmatik, “mjellma e zezë” është bërë e njohur edhe në tregjet financiare, si një përkufizim që tregon një ndodhi të papritur negative në ekonomi.

Termi u përfshi në gjuhën e financës në një libër të vitit 2004, nga eksperti Nassim Nicholas Tahib, që konsideroi si “mjellmë të zezë” në ekonomi ngjarjen e 11 shtatorit 2001.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA