Macja më e shëndoshë në botë

05/06/2012 16:20

Disa javë më parë, macja që mbante rekordin “Guinnes” për peshën e më të madhe ngordhi në mënyrë të parakohshme.

Megjithatë, “boshllëku” i lënë prej saj kompensohet menjëherë nga një mace njujorkeze, e cila ka arritur peshën e pabesueshme prej 20 kilogramësh, duke u vendosur në librin e rekordeve me pesë kilogramë më shumë se rekordmbajtësi i mëparshëm.

Siç tregoi pronarja e maces në një të përditshme rozë, “Garfield” ha praktikisht gjithçka që i ofrohet dhe e bën këtë pa pushim, gjatë të gjithë ditës.

Pavarësisht peshës së pabesueshme, veterinerët janë të habitur nga fakti se kafsha gëzon shëndet të mirë, ndonëse është praktikisht i paaftë që të lëvizë i vetëm.

Megjithtaë, i rrezikuar nga sëmundje kardiovaskulare që rrezikojnë t’i shkurtojnë jetën, “Gardielf” do të futet në një dietë strikte nga pronarja e tij, me qëllimin që të humbë një kilogram në muaj, deri në arritjen e një peshe më të pranueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA