Italia do të shfrytëzojë ditën e mërkurë për të vizituar kampin e përqendrimit të Aushvicit që ndodhet pak kilometra larg Krakovës, ku axurrët janë të grumbulluar në kuadër të EURO 2012.
Kjo vizitë bëhet si homazh për viktimat e nazizmit. Federata Italiane e Futbollit kërkon të tregojë respekt për viktimat në një vizitë zyrtare dhe Prandelli ka kërkuar që kjo vizitë të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të ketë kohë për të përgatitur ndeshjen e parë ndaj Spanjës, të dielën në orën 18.00.
Italia nuk do të jetë kombëtarja e vetme që do të vizitojë Aushvicin gjatë këtyre ditëve. Gjermania ishte përfaqësuesja e parë që e bëri këtë gjë.
Parashikohet që edhe Anglia e Hollanda të bëjnë një vizitë zyrtare në kampet e vjetra të përqendrimit. Aushvici ka qenë kampi më i madh i përqendrimit që nazistët gjermanë ndërtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Top Channel