Infrastruktura për riciklimin e mbetjeve

05/06/2012 20:15

Krijimi i të gjithë infrastrukturës në Shqipëri për riciklimin e mbetjeve dhe hedhjen e tyre në kosha sipas përbërjes, është një nga sfidat më të mëdha të pushtetit vendor dhe qëndror.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, në ditën botërore të mjedisit, tha se konkretizmi i këtij ligji kërkon kohë, por edhe shumë para.

”Shoqatat e ricikluesve kanë ofruar mbështetje dhe financim për procesin e ndarjes së mbeturinave, për vetë interesin për të përfituar mbetjet e riciklueshme, por ky është një projekt që kërkon investime dhe planifikime të rëndësishme në buxhet”, tha Mediu.

Ambasadori i Komisionit Europian, Ettore Sequi, tha se deri më tani për mjedisin janë dhënë dhe po jepen  miliona euro. Bashkimi Europian aktualisht është fokusuar në disa projekte që lidhen me bregdetin.

”Ekonomia e gjelbër do të thotë ulje e varfërisë dhe drejtësi sociale, çka për Europën është një përparësi dhe ndaj kemi investuar 100 milionë euro në Shqipëri. Kemi gjithashtu disa projekte për legjislacion më të mirë dhe monitorimin mjedisor. Ministria, nga ana e saj duhet të forcojë kapacitetet e investimit dhe monitorimit”, tha Sequi.

Ndërkohë, në Ministrinë e Mjedisit dhe në disa institucione të tjera zyrtare janë vendosur kosha, në menyre që nënpunësit zyrtare të zbatojnë të parët ligjin.

Disa te rinj, mes tyre dhe përfaqesues të ambasadave në Shqipëri i kanë dorëzuar Ministrit të Mjedisit flamurin e riciklimit. Më herët ky flamur i është dorëzuar edhe ambasadorit amerikan, Aleksander Arvizu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA