Franca, në përgatitjet e fundit

05/06/2012 00:00

Përfaqësuesja franceze vazhdon përgatitjet për kampionatin Evropian të
futbollit. Skuadra e drejtuar nga Laurent Blanc zhvilloi seancën
stërvitore në prag të ndeshjes miqësore me Estoninë, përpara se të
udhëtojë drejt Ukrainës.

Blanc u shpreh se skuadra e tij duhet të dijë të ruajë qetësinë gjatë kësaj periudhe ndërkohë që ndeshjen e parë Franca do ta luajë me Anglinë.

‘Futbollistët po punojnë shumë mirë-tha Blanc-mendoj se sa më shumë afron evropiani, më shumë presion do të ushtrohet mbi ne, prandaj kam thënë që duhet të ruajmë qetësinë dhe të bëhemi gati për ndeshjen e 11 qershorit’

Më pas, trajneri francez e përqendroi vëmendjen te sfida me Estoninë duke theksuar se ajo mund të konfirmojë faktin se skuadra e tij është në një formë shumë të mirë fizike.

‘Ndeshja me Estoninë mund të konfirmojë faktin që jemi përmirësuar ndjeshëm, sidomos në nivelin e lojës-vijoi Blanc-në stërvitje bëjmë shumë prova që do t’i aplikojmë edhe në fushën e lojës’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA