EURO 2012, Anglia mbyllet në mbrojtje

05/06/2012 16:00

Pesë fitoret e fundit të Anglisë, përfshirë edhe suksesi në një miqësore ndaj Spanjës, kanë qenë me rezultatin 1-0 dhe duket se në EURO 2012 kombëtarja e “Tre Luanëve” do të vazhdojë në këtë linjë.

Trajneri Roy Hodgson do të luajë me skemën 4-4-1-1, me dy linja të ngjeshura prapa dhe Rooney që do të lëvizë pas qendërsulmuesit (në dy ndeshjet e para Rooney mund të zëvendësohet nga Ashley Young për shkak pezullimi). Pritet që mos të ketë shumë lëvizje mes linjash dhe Anglia do të zhvillojë një lojë direkte, të thjeshtë dhe fizike.

Po të shtojmë këtu edhe dëmtimet që kanë pësuar disa lojtarë kryesorë si Frank Lampard, Gary Cahill dhe Gareth Barry, Anglia do të shkojë larg në këtë Europian vetëm në një mënyrë: duke mos pësuar gola dhe duke shënuar në rastet e pakta që do të ketë në dispozicion.

Anglia do ta luajë ndeshjen e parë të grupit D ndaj Francës, të hënën në orën 18.00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA