Një aspirante akrobate, e magjepsur nga joshja e një prej sporteve më ekstreme në botë, gjeti vdekjen ditën e martë në Rusi.
24-vjeçarja u hodh nga kati i 17 i një pallati, me qëllimin për të arritur një dyshek të vendosur në çatinë e një ndërtese pranë, por nuk arriti të llogariste mirë distancën, duke rënë drejt e në tokë, nga pothuajse 50 metra lartësi.
I themeluar si disiplinë në vitin 1990 nga një francez i quajtur David Belle, sporti ekstrem është etiketuar si sporti i “Spiderman”.
Në shumë vende të botës, përfshi edhe në Rusi, praktikimi i këtyre hedhjeve është i ndaluar me ligj, por akrobatët e etur për adrenalinë vazhdojnë ta praktikojnë në mënyrë rutinë.
Nder vite, disa amatore te ketij sporti kane gjetur vdekjen, ndonese jo te gjitha hedhjet jane certifikuar, e disa jane regjistruar si vetvrasje.
Profesionistët e vërtetë të këtyre hedhjeve, më afër çmendurisë se sa sportit, janë në gjendje që pa asnjë mjet mbrojtës, të hidhen në ajër, ju mbi një çati më të ulët, por thjesht mbi një litar të tendosur.
Sporti në fjalë ka frymëzuar disa filma, përfshi disa skena nga James Bond dhe kërkon një përzjerje të pabesueshme aftësish fizike dhe mendore, pasi përqendrimi është pikërisht ai që bën diferencën midis vdekjes dhe jetës.
Megjithatë, pasi “aspirantja” për akrobate gjeti vdekjen në hedhjen nga kati i 17 i një godine në qytetin e Krasnodarit, kurajoa e tepruar mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë grupit të saj, me tre bashkëpunëtorët dhe motrën e saj, të shpallur në kërkim.
Top Channel