Sammer: Gjermania ka një ekip të shkëlqyer

04/06/2012 14:00

Matthias Sammer, ish-futbollist i Borussia Dortmund dhe kombëtares gjermane, deklaroi në një intervistë për fifa.com se Gjermania ka “një ekip dhe një trajner të shkëlqyer” e për këtë arsye i ka të gjitha mundësitë për të fituar EURO 2012, kompeticion që do të nisë më 8 qershor.

“Duhet të tregojmë në fushë që e meritojmë trofeun sepse në letër kemi gjithçka në rregull”, u shpreh Sammer, i cili ka fituar EURO 1996.

Sammer theksoi se humbja e Bayern Munchen në finalen e Champions nuk do të jetë disavantazh për bavarezët e Low: “Bastian Schweinsteiger e ka ende shijen e hidhur të asaj finaleje. Ndihet përgjegjës dhe kjo për mua është diçka pozitive. Do të jetë shumë i përqendruar për të fituar një tjetër titull që është më i rëndësishëm se Liga e Kampioneve.”

Fituesi i Topit të Artë në vitin 1996 sheh Mesut Ozil si lojtarin gjerman me më shumë mundësi për të fituar çmimin më të rëndësishëm individual në botën e futbollit: “Ozil mund të fitojë Topin e Artë, por duhet që në fillim të fitojë trofe të rëndësishëm.”

Top Channel