Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, autorët marrin kompjuterat dhe arratisen
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i dha dy jave kohë vetes për t’u
shprehur me kërkesat e Prokurorisë dhe të avokatëve për çështjen Prifti-
Beqiraj.
Kete te hene seanca ishte caktuar per te degjuar parashtrimin e provave qe prokuroria i kerkoi te marre ne shqyrtim Gjykata e Larte ne adrese te dy te akuzuarve te saj, si dhe kerkesat per prova nga ana e mbrojtjes.
Prokurori Bujar Sheshi deklaroi provat qe ai kerkon qe Gjykata e Lartë t’i pranoje në kete gjykim jane procesverbalet per caktimin e eksperteve amerikane dhe angleze, akt-ekspertiza e tyre, procesverbali i transkriptimit te bisedes qe kryhet mes dy zyrtareve ne nje ambient privat, raport analizat e tabulateve telefonike edhe te Priftit edhe te Beqirajt, si dhe lidhja nga sistemi Tims per hyrje dalje e te dyve.
Por avokati i Priftit, Fatmir Brraka theksoi se pavaresisht se jane pyetur mbi 100 deshmitare organi i akuzes vjen ne proces pa deshmitare dhe se Gjykata e Larte duhet te shprehet per paperdorshmerine e te gjitha provave te mesiperme, si dhe te shpalle pushimin e gjykimit. Avokati i Leonard Beqirajt, Vladimir Meci shtoi se ne kete ceshtje eshte shkelur nje nga parimet me themelore te te drejtave te njeriut, sic eshte ajo e menjanimit te vetinkriminimit te te dyshuarit.
Per kete avokati ju referua praktikes se gjykatave te huaja dhe sipas tij, pervec menyres si jane caktuar ekspertet e huaj, ne castin kur ata zbuluan videon ne fjale, prokuroria duhet te nderpriste menjehere pyetjen e Priftit dhe ta vinte ate ne dijeni.
Top Channel