NBA, Boston barazon serinë ndaj Miami
04/06/2012 00:00
Boston Celtics fitoi një ndeshje emocionuese në finalen e katërt të Konferencës së Lindjes duke mundur 93-91 pas kohës shtesë Miami Heats e duke barazuar kështu në 2-2 serinë.
Boston humbi një avantazh prej 18 pikësh në pjesën e parë, ndërsa Miami humbi mundësinë për të fituar në fund të takimit.
Të dyja skuadrat u detyruan që në overtime (kohën shtesë) të luanin pa lojtarët kryesorë Paul Pierce dhe LeBron James për shkak se plotësuan numrin e faullave.
Për vendasit e Boston, Pierce ishte shënuesi më i mirë me 23 pikë, ndërsa për Miami James shënoi 29 pikë.
Edhe në finalen e Konferencës së Perëndimit çdo gjë është e barabartë. San Antonio Spurs dhe Oklahoma City Thunder kanë fituar nga dy ndeshje secila.
Top Channel