Meksika mund Brazilin 2-0

04/06/2012 00:00

Meksika ka mundur Brazilin me dy gola të Giovani Dos Santos dhe Javier Hernandez (me 11-metërsh) në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Brazili nuk mundi dot të dilte në lojën e tij përballë një Meksike që luajti shumë mirë në kundërsulm dhe që diti të markonte po kaq mirë Neymar.

Përveç shijes që i la humbja dhe loja jo në nivel, brazilianët dolën të shqetësuar nga kjo ndeshje edhe për shkak të dëmtimit të kapitenit Thiago Silva, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë.

Brazili do të vazhdojë në SHBA përgatitjet e tij në kuadër të Olimpiadës dhe botërorit të vitit 2014. Më 9 qershor do të luajë një tjetër miqësore ndaj Argjentinës në Nju Xhersi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta