Macja e ngordhur që fluturon
04/06/2012 10:30
Një artist ka vendosur që macen e tij të ngordhur të quajtur Orville Wright, si aviatori i famshëm, ta kthejë në një vepër arti duke e shndërruar në një helikopter fluturues.
Hollandezi Bart Jansen krijoi një mekanizëm fluturues që ia lidhi maces që ngordhi për shkak të një përplasjeje me një makinë dhe krijimin e tij e quajti Orvillecopter.
Kjo vepër tashmë është në festivalin e artit Kunstrai në Amsterdam ku publiku mund të shohë macen e ndjerë duke fluturuar.
Jansen deklaroi: “Macja ime i pëlqente shumë zogjtë dhe unë vendosa t’i bëja dhuratë dhuntinë për të fluturuar pranë tyre.”
Top Channel