Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, autorët marrin kompjuterat dhe arratisen Maturantët e Korcës protestojnë pas provimit të letërsisë pasi rrezikojnë marrjen e vlerësimeve të ulta si rrjedhojë e përfshirjes në provim të pyetjeve që nuk janë trajtuar përgjatë 3 viteve të shkollës.
Rreth 200 maturantë të shkollës së mesme “Themistokli Gërmenji” kanë protestuar në oborrin e shkollës duke kërkuar rishikimin e skemës së korrigjimit për provimin e maturës të lëndës së letërsisë.
Sipas tyre në tezën e provimit është përfshirë një poezi për të cilën ata nuk janë parapërgatitur dhe rrezikojnë të mos arrijnë rezultatet e pritura.
Së bashku me 200 maturantët e shkollës “Themistokli Gërmenji” janë solidarizuar edhe maturantë të shkollave të tjera të qytetit të Korçës duke paralajmëruar vijimin e protestave në rast se nuk rishikohet skema e korrigjimit në favor të tyre.
Top Channel