Inter ka vendosur që nuk do të luajë më në San Siro dhe do të ndërtojë një stadium të ri 60 mijë vendësh brenda vitit 2016.
Punimet për stadiumin do të nisin për 2-3 muaj dhe stadiumi ku zikaltërit luajnë ndeshjet aktualisht do të menaxhohet vetëm nga Milani.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, familja Moratti po mendon për pesë zona ku mund të ndërtojë “shtëpinë” e re të skuadrës. China Railway Construction Corporations do të merret me punimet, por ka edhe shoqëri të tjera të interesuara për të marrë përsipër ndërtimin.
Stadiumi i ri do të sjellë fitime të mëdha për bilancet e Interit. Aktualisht nga San Siro klubi milanez fiton 28 milionë euro në sezon.
Në këtë mënyrë edhe Inter ka vendosur të ndjekë gjurmët e Juventusit duke ndërtuar një stadium në pronësi.
Top Channel