21 janari, Prendi: Bëmë detyrën

04/06/2012 00:00

Pas rrëzimit të kërkesës së mbrojtjes për pavlefshmërinë e dy
ekspertizave mjeko-ligjore, të Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, Gjykata e
Tiranës, nisi shqyrtimin gjyqësor për ngjarjen e rëndë të ndodhur
përparara Kryeministrisë në 21 janar 2011.

Ketij procesi ju shtua per shqyrtim edhe nje padi civile e te afermve te Ziver Veizit dhe Hekuran Dedes per demshperblim.
 
Ne akt-akuzen e ngritur nga prokuroria u lexuan emrat e deshmitareve, si edhe provat ne te cilat ata bazohen per te pretenduar fajesine e Ndrea Prendit, Agim Llupos dhe Margarit Kumes. Nje akuze, qe bazohet jo vetem ne ekspertizat e kryera ne Shqiperi, po edhe ato te laboratoreve amerikane te FBI-se.
 
Vete kreu i Gardes se Republikes, Ndrea Prendi e deklaroi veten te pafajshem, duke deklaruar se ai dhe grupet e gardisteve qe drejtonte ate dite, kryen vetem detyren per mbrojtjen e Kryeministrise. Prendi, deklaroi se u qellua me arme me fisheke luftarake, kur mbaruan ata te manovres, ne ajer ne momentin qe sipas tij situata u be shume e dhunshme dhe rrezikohej jo vetem jeta e gardisteve por edhe e personaliteteve shteterore.

Sipas Prendit, Prokuroria e paragjykon ate pa prova, duke kerkuar arrestimin e tij qe nje dite pasi kishte ndodhur ngjarja, si edhe duke ushtruar presion psikologjik ndaj tij dhe gardisteve te tjere per ore me rradhe gjate marrjes ne pyetje.

Prendi akuzoi edhe kreun e prokurorise se Tiranes dhe vartesit e tij se gjate marrjes se tij ne pyetje e kishin mbajtur deri ne te gdhire, dhe ua kishin firmosur deshmite pa ua dhene t’i lexonin. Prendi e deklaroi te pafajshem, jo vetem veten, por te gjithe efektivin e tij, duke thene se nuk kane shkelur asnje ligj,perkundrazi, sipas tij jane treguar teper te kujdessshem edhe pse ne territorin e Kryeministrise jane futur persona te dhunshem.

Ish-komandanti i Gardes u tregua i kujdesshem ne leximin e aktit te pafajesise se tij, duke mos u shprehur per veprimet e tij personale fizike te asaj dite, por duke deklaruar se, veprimet e tij juridike ne cilesine e komandantit te Gardes ishin brenda konform ligjit. Prendi tha se nuk kishte urdher, por zbatoi rregulloren per te qelluar me fisheke luftarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB