Udhëtari i paftuar në avion

03/06/2012 12:50

Pasagjerët e një udhëtimi 10 orë të gjatë nga Tajvani në Kaliforni mbetën të surprizuar kur në bordin e avionit të tyre panë një udhëtar të paftuar.

Një zog i vogël këngëtar ishte ulur në një ulëse të boshatisur dhe askush nuk e kishte parë, deri kur në ngritjen në fluturim, u dëgjuan cicërimat e tij.

Fillimisht, anëtarët e ekuipazhit menduan se ai mund të ishte pjesë e ndonjë rrjeti të trafikimit të kafshëve të rralla, por pas verifikimit të të gjithë pasagjerëve, rezultoi se zogu ishte futur në avion rastësisht, në momentin kur ishin hapur dyert për pasagjerët.

Në mbërritjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpendi iu dorëzua një veterineri që konstatoi se nuk vuante nga asnjë lloj sëmundje, që mund të vinte në rrezik shëndetin publik.

Si rrjedhojë, ai u lëshua që të jetonte në natyrë, vetëm se këtë herë, duke thithur një ajër të ndryshëm, atë amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA