Qeni që mban gjallë 3-vjeçaren

03/06/2012 11:25

Një 3-vjeçare, e cila vuan nga një formë e rrallë diabeti, mbahet në jetë vetëm nga qeni i saj “Ruby”

Historia prekëse u botua ditën e dielë në shtypin anglez. Qeni i racës labrador është i stërvitur që të ndiejë me nuhatjen rënien e nivelit të sheqerit në gjak dhe kështu sinjalizon prindërit e Faith Wilson sa herë që ajo ka nevojë për sheqer.

“Gjatë mbrëmjeve ishte një makth i vërtetë për mua. Ndodhte të pësoja atak paniku disa herë gjatë natës dhe vrapoja për tek dhoma e vajzës, e tmerruar e duke shpresuar që të ishte ende gjallë”, rrëfeu nëna e së miturës, Sarah Wilson.

Nëse niveli i sheqerit në gjakun e Feith do të ulet përtej një kufiri, ajo mund të kalojë në koma dhe mund të vdesë.

“Është një sëmundje shumë e vështirë për t’u menaxhuar. Praktikisht, ime bijë duhet të jetojë pa një organ jetik dhe do të ketë nevojë për përkujdessje gjatë të gjithës jetës. Më vonë do të jetë më e thjeshtë, pasi mund të ndërgjegjësohet për nevojat e saj, por pa këtë qen, realisht nuk do të dinim si do t’ia kishim dalë”, shtoi Zonja Wilson.

Sipas të dhënave shkencore, përpara se të nisë rënia e sheqerit nën një nivel të pranueshëm, trupi pëson disa ndryshime metabolike, që transmetojnë edhe një erë të pandjesshme për njeriun.

Megjithatë, një qen i stërvitur është në gjendje që të shquajë aromën dhe të sinjalizojë personat e tjerë, ashtu siç është mësuar në stërvitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA