Moto GP, Jorge Lorenzo fiton në Katalunja

03/06/2012 14:55

Jorge Lorenzo fiton Cmimin e Madh të Katalunjës, garën e shtëpisë së tij, duke konsoliduar edhe më tej kryesimin e renditjes së pilotëve në Moto GP.

Spanjolli i Yamaha ka dominuar garën dhe është shqetësuar shumë pak nga Dani Pedrosa (Honda), i cili u kënaq me vendin e dytë.

Në vend të tretë përfundoi garën italiani Andrea Dovizioso (Honda) duke kompletuar podiumin në pistën e Montmelo.

Vetëm në vend të katërt kampioni i botës në fuqi Casey Stoner (Honda) dhe i pesti Carl Cruchlow.

Valentino Rossi koleksionoi një tjetër garë zhgënjyese me Ducatin e tij. 9 herë kampioni i botës mbylli garën në vendin e shtatë.

Top Channel