Hapja e sezonit turistik

03/06/2012 19:45

Komuna Kryevidh celi sezonin e ri turistik në plazhin e Spillesë. Kreu i komunes u shpreh se, janë marrë të gjitha masat për një sezon turistik sa më në interes të pushuesve.

Komuna e Kryevidhit i ka bërë thirrje turistëve vendas dhe të huaj për të zgjedhur plazhin e Spillesë, si një ndër bregdetet më të bukura të Adriatikut.

Ky plazh është destinacion i pushuesve jo vetëm nga Kavaja, por edhe nga Tirana dhe Elbasani dhe sivjet, me një mjedis më higjenik dhe infrastrukturë të përmirësuar, ai pritet të jetë më i frekuentuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA