Del Piero drejt kampionatit spanjoll

03/06/2012 10:10

Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, mund të provojë një përvojë në futbollin spanjoll, përpara se të “varë këpucët në gozhdë”.

Të pakëtn këtë raporti e përditshmja “La Gazzetta dello Sport” ditën e dielë, duke përfolur interesimin e klubit të Malagës, që kërkon të përforcohet për sezonin e ardhshëm, në të cilin do të marrë pjesë për herë të parë në Champions League.

37-vjeçari, një futbollist i lirë pasi Juventusi vendosi të mos i rinovonte kontatën që i skadoi në fund të sezonit, shihet nga drejtuesit e klubit spanjoll si futbollisti ideal për t’i shtuar skuadrës atë eksperiencë të domosdoshme për kompeticionet e mëdha.

Tek Malaga, Del Piero mund të formojë një dyshe të pazakontë pikërisht me një njohje tjetër të vjetër të futbollit spanjoll dhe atij italian, me Ronaldinhon, i cili raportohet se është gjithashtu në bisedime me klubin.

Aktualisht, kapiteni legjendar i klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit italian ka mbi tryezë edhe disa oferta nga skuadra të kampionatit amerikan, midis të cilave Nju Jork Red Bull, Los Anxhelos Galaksi apo Montreal Impakt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA