Roland Garros, Nadal kalon në 1/8 e finaleve

02/06/2012 21:45

Rafael Nadal fitoi me lehtësi ndaj argjentinasit Eduardo Schwank 3-0 (6-1, 6-3 dhe 6-4) duke u kualifikuar për 1/8 e finaleve të Roland Garros, Grand Slam-it të dytë të vitit.

Numri 2 i renditjes botërore për meshkuj, 6 herë fitues i këtij turneu, fitoi duke mos luajtur në maksimum ndaj një tenisti që nuk i dha aspak ritëm lojës.

Në 1/8 e finaleve spanjolli Nadal do të ndeshet me fituesin e çiftit Juan Monaco-Milos Raonic.

Në 1/8 e finaleve u kualifikua edhe David Ferrer pasi mundi 3-0 (6-0, 6-2 dhe 6-2) rusin Mikhail Luzhny.

Edhe Andy Murray, numri 4 i renditjes botërore kaloi pa shumë vështirësi kolumbianin Giraldo, duke kaluar në raundin tjetër të Roland Garros.

Top Channel