Sharapova ka kaluar në raundin tjetër të turneut francez Roland Garros pasi ka fituar lehtësisht 6-1; 6-1 me tenisten japoneze Ajumi Morita.
Tenistja ruse, numri dy i botës, duhet të luante me Moritën ditën e enjte, por duke qenë se ndeshja mes Pol Henri Matjë dhe Xhon Isner zgjati mbi gjashtë orë, atëherë ishte e pamundur të luhej në fushën qëndrore sic ishte parashikuar.
Kështu Sharapova u kualifikua ditën e sotme dhe përballë saj në raundin e tretë do të jetë tenistja kineze Peng Shuai.
Numri tre në botë Radvanska është eliminuar nga slemi francez pasi u mund nga Kuznetsova. Numri 26 në botë e ka fituar Roland Garron në vitin 2009, ndërkohë që është kualifikuar për më tej pasi ka fituar me rezultatin 6-1; 6-2 përball Radvanskas.
Në raundin tjetër Kuznetsova do të përballet me italianen Sara Errani e cila fitoi përballë Ana Ivanovic.
Top Channel