Moto GP, Stoner në pole position

02/06/2012 00:00

Casey Stoner ka fituar pole position në Cmimin e Madh të Katalunjës, në pistën e Montmelo.

Australiani i Hondës me kohën 1’41’’295 ka lënë pas Jorge Lorenzo me Yamaha, kryesuesin e botërorit dhe Cruthlow.

Në vend të katërt Ben Spies, ndërsa në vend të pestë Dani Pedrosa. I gjashti Andrea Dovizioso.

Vetëm në vend të nëntë Valentino Rossi me Ducati, i lënë pas edhe nga shoku i skuderisë Nicky Hayden (në vend të shtatë).

Gara e Katalunjës do të zhvillohet të dielën në orën 14.00 dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel dhe në paketën Supersport të platforms Digitalb.

Top Channel