Miqësore, Anglia mund 1-0 Belgjikën
02/06/2012 00:00
Në ndeshjen e parë të Roy Hodgson si trajner i Anglisë në Wembley, kombëtarja e “Tre Luanëve” fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Belgjikës falë një goli të sulmuesit të ri Danny Welbeck.
Gjatë 90 minutave zotërimi i topit ishte nga ana e belgëve dhe Anglia e mbushur me veteranë shfaqi shumë dobësi.
Të rinjtë e vetëm ishin pikërisht Welbeck dhe Oxlade-Chamberlain, i cili debutonte si titullar me fanellën e Anglisë.
Kjo ishte ndeshja e dytë përgatitore e Anglisë para se të përballet me Francën në Euro 2012.
Ndeshjen e parë anglezët e fituan po 1-0 ndaj Norvegjisë. Autori i golit ishte Ashley Young.
Top Channel