Guardiola: Nuk i shijoja më ndeshjet

02/06/2012 16:00

Pep Guardiola ka dhënë intervistën e parë që pas largimit nga stoli i Barcelonës dhe kjo intervistë është transmetuar nga një kanal televiziv izraelit.

Gjatë bashkëbisedimit 35-minutësh, ish-tekniku i katalanasve theksoi se nuk po i shijonte më ndeshjet e Barcelonës në Champions e kampionat dhe shtoi se ishte një moment i vështirë për të.

“Të jesh trajner i Barcelonës kërkon shumë energji. Pas shumë vitesh të duhet të distancohesh pak”, deklaroi Guardiola.

Përsa i përket të ardhmes së tij nuk zbuloi asgjë: “Nuk kam vendosur ende, të shohim. Mbase rikthehem tek Barcelona, mbase jo, por gjithmonë ai klub do të jetë në zemrën time.”

E vetmja gjë që sqaroi është se do të jetojë në Nju Jork vitin e ardhshëm.

Në lidhje me trofeun e tij të fundit në krye të Barçës, Kupën e Mbretit, komentoi: “Finalen e shijova shumë. Lojtarët më bënë një dhuratë duke fituar atë kupë.”

Top Channel