Të ngarkuar me eliminimin e çdo kërcënimi për shtetin e tyre, divisioni elitë i snajperistëve izraelitë konsiderohet si forca më e efektshme vrasëse në botë.
Të themeluar në vitin 1956, njësia e quajtur “Egoz”, pjesë elitare e ushtrisë së vendit hebre, është kaq e veçantë për trajnimin që ajo merr në kamuflim.
Së fundmi, disa fotografi të publikuara tregonin disa pamje të zakonshme natyre, në të cilën ishin të fshehur snajperistët, ku ishte tërësisht e pamundur të shquaje kërcënimin që të vinte.
Të superstërvitur, “Egoz”, janë në gjendje të garantojnë që pozicioni i tyre të mos dallohet pavarësisht vendit ku ata vendosen në pozicion.
Falë aftësive të jashtëzakonshme që kanë, snajperistët izraelitë u shquan së fundmi në lirimin e disa pengjeve amerikanë, të marrë peng në shkretërirën egjiptiane.
Duke u kamufluar në rërën e nxehtë të Sinait, brenda disa sekondash, njësia “Egoz” eliminoi rreth 20 roje që mbanin pengjet, duke mos u dhënë kohë që të reagonin dhe të qëllonin kundër tyre apo amerikanëve.
Në të shkuarën, ata kanë luajtur një rol thelbësor edhe në eliminimin e shumë kërcënimeve terroriste, si dhe në luftrat që Izraeli ka luftuar me fqinjët e tij në vitet 1967 dhe 1974.
Top Channel