Vogst: Titulli është detyrim për Gjermaninë

01/06/2012 16:55

Ish-trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, Berti Vogst, ka vënë nën presion trajnerin aktual të Gjermanisë, Joachim Low, duke deklaruar se për Gjermaninë titulli kampion në EURO 2012 është një detyrim.

“Ka ardhur koha që të fitojmë titullin. Jemi favoritë për të gjithë botën, kemi ekipin më të mirë dhe lojtarët duhet ta tregojnë në fushë këtë gjë”, deklaroi Vogst në një program televiziv gjerman.

Vogst është trajneri i fundit që ka fituar një titull me Gjermaninë (EURO 1996) dhe ai mendon se në atë kohë bëri vetëm detyrën: “Puna ime ishte të fitoja dhe këtë detyrim kanë të gjithë ata që ulen në stolin e kësaj kombëtareje.”

Paraardhësit e Vogst, Franz Beckenbauer,Jupp Derwall, Helmut Schoen dhe Sepp Herberger, e kanë bërë “detyrën”, ndërsa pasardhësit e tij, Erick Ribbeck, Rudi Völler, Jürgen Klinsmann dhe Joachim Löw, nuk kanë fituar asnjë titull me Gjermaninë.

Top Channel