Leo Messi është i qetë edhe pse shumë njerëz mendojnë se Barcelona pa Pep Guardiolën nuk do të jetë më e njëjta.
Në një intervistë për gazetën argjentinase ‘Expansion’, sulmuesi i katalanasve ka besim tek projekti i ri i Tito Vilanovës dhe rithekson edhe një herë besnikërinë e tij ndaj klubit spanjoll.
“Jam aq i lumtur tek Barcelona sa nuk më shkon kurrë mendja të ndërroj ekip. Kam besim se do e kapërcejmë largimin e Guardiolës dhe do ecim po kaq mirë edhe me Vilanovën sepse filozofia e lojës do të jetë e njëjta”, deklaroi Messi, i cili në sezonin që sapo përfundoi shënoi plot 73 gola.
“Vilanova ka një personalitet tjetër dhe ne duhet të përshtatemi, por kjo është gjëja e vetme që do të ndryshojë. Uroj që rezultatet të mbeten të njëjta”, shtoi argjentinasi.
Top Channel