I vë flakën hashashit, bie në gjendje të fikti

01/06/2012 21:35

Iu tremb mbërritjes së policisë e për këtë vendosur t’i vërë flakën disa kilogramëve hashash që kishte në apartamentin e tij, si mënyra e duhur “për të zhdukur provat”, por bie në gjendje të fikti nga tymi.

Kjo është historia e një të riu francez në një nga lagjet e Parisit. Policia kishte marrë informacione nëpërmjet rrugëve operacionale se i riu shpërndante hashash dhe droga të tjera të lehta në Paris e për këtë vendosur të ushtrojë një kontroll në banesën e tij.

Trafikanti, ishte vënë në dijeni të mbërritjes së policisë dhe pak para se ajo të shqyente derën e apartamentit të tij, i vë flakën kilogramëve të hashashit që zotëronte. Ndezja përhap në apartamentin dhe gjithë korridorin e hyrjes “aromën e hashashit”. I riu s’i rezistoi dot “tymin” e bie në gjendje të fikti.

Policia mbërriti në vendngjarje, por prova e vetme që siguroi ishte aroma tipike e lëshuar nga djegia e kanabisit dhe të riun të shtrirë në shesh pa ndjenja. Menjëherë trafikanti u shoqërua në spital, ku pasi mori veten iu komunikuan akuzat dhe u vendos në gjendje arresti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA