Gjermania, “shëtitje” në miqësoren e fundit

01/06/2012 11:10

Gjermania mposhti 2-0 Izraelin në miqësoren e fundit përpara Europianit, duke treguar një nivel loje të admirueshëm, por trajneri Loew vazhdon të ketë shumë dyshime në lidhje me formacionin e tij.

Përballë përfaqësuese hebrehe, gjermanët vinin të vendosur të rikuperoheshin nga humbja 5-3 me Zvicrën, në miqësoren e mëparshme, në të cilën “Mannschaft” vendosi të eksperimentonte me formacionin.

Në ndeshjen e zhvilluar mbëmjen e së enjtes, trajneri Loew vendosi këtë herë që të përdorte “skuadrën e vërtetë”, atë që është shumë pranë formacionit që do të përdorë në Euro 2012.

Nga minuta e parë, luajtën Neuer, Boateng, Mertescaker, Badstuber, Lahm, Khedira, Kroos, Muller, Ozil, Podolski dhe Schurrle, ndërsa nga stoli u aktivizuan Bender, Gotze, Reus, Schurrle dhe Klose.

Përballë një Izraeli ultradifensiv, gjermanët administruan tërësisht lojën dhe krijuan raste të shumta, ndonëse konkretizuan vetëm nga një herë në secilën pjesë, me Gomez dhe Schurrle.

Tashmë trajneri Love përballet me dilemma të shumta në qendër të mesfushës dhe në mbrojtje, ku janë disa futbollistët në garë për formacionin.

Dyshimet e “luksit” duket se nuk ekzistojnë në sulm, ku Gomez është favorit i qartë për një vend titullari, ndonëse Klose, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares gjermane në kompeticione zyrtare, mbetet një alternativë e denjë.

Skuadra gjermane e grumbulluar për Euro 2012

Portierë
Neuer (Bayern M.), Wiese (Werder B.), Zieler (Hannover)

Mbrojtës
Badstuber, Lahm, Boateng (Bayern M.), Schmelzer, Hummels (Borussia D.), Howedes (Schalke 04), Mertesacker (Arsenal)

Mesfushorë
Schweinsteiger, Muller, Kroos (Bayern M.), Gundogan, Gotze, Reus (Borussia D.), Khedira, Ozil (Real Madrid), Schurrle (Bayer Leverkusen)

Sulmues
Gomez (Bayern M.), Klose (Lazio), Podolski (Arsenal)

Top Channel