Pavlina Evro, në Shqipëri

31/05/2012 00:00

Ish-atletja Pavlina Evro ka rikthyer pas shumë vitesh vrapimin masiv në
qytetin e Korcës. Atletja e rekordeve, bashkë me Donika Hanxharën, Anila
Mekshin e shumë atletë të tjerë kërkojnë të zbulojnë talente të reja
për atletikën rrugë kjo që ndoqi dhe ish-trajneri i tyre Pirro Kasati.

Evro, i çuditi të gjithë në mitingun e Nisës me atë kohë të jashtëzakonshme 4’06”41, kohë e cila edhe sot është nga më të mira të vrapimit në distancën 1500 metra.

Nxënëset e trajnerit Pirro Kasati, Pavlina, Anila Menkshi dhe Donika Hanxhara i sollën atletikës shqiptare 64 medalje nderkombetare, medalje që nuk i kanë fituar të gjithë atletët e atletikës sonë të marrë së bashku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA