Konkurrenca në tregun e telefonëve celularë, kryesisht atyre me ekran të
prekshëm, ose ‘touchscreen’, sa vjen e bëhet më e egër për shkak të
modeleve të shumta që po prodhohen nga kompani të ndryshme elektronike.

Kështu, pas modeleve spektakolare të “Apple” apo “Samsung”, në ditët e fundit është prezantuar modeli i parë i smartphone-it “Intel Inside” nga kompania telefonike “Everything Everywhere”.

Objekti elektronik ushqehet nga një bërthamë e “Intel”, Atomi Z2460 dhe ka në përdorim sistemin Android të Google. Ai është prodhuar nga kompania kineze “Gigabyte”, por do të dalë në treg nën tutelën e degës “Orange” të “Everything Everywhere”.

Modeli në fjalë shënon hyrjen e “Intel” në tregun e dominuar nga qarqet elektronike të bazuara në projektimet e firmës britanike “Arm Holdings”.

Telefoni i ri celular do të dalë në shitje më 6 qershor në Britani, ku do të pagëzohet me emrin San Diego, dhe pak më vonë në Francë. Përsa u përket tregjeve të tjera nuk ka pasur një njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA