Në ankand ekzemplari i parë i Steve Jobs

31/05/2012 00:00

“Apple 1”, ekzemplari i parë i kompjuterit të markës prestigjoze, ka
përfunduar në ankandin e Sotheby’s në Nju Jork, që do të mbahet më 15
qershor.

Vlera e objektit lëviz mes 120 dhe 180 mijë dollarë. Paketa përfshin ekranin orgjinal, njësinë qendrore, udhëzuesin e përdorimit dhe një libër të vogël për fillestarët.

“Apple 1” ka shënuar fillimin e revolucionit në fushën e ‘personal computer’, duke u mundësuar përdoruesve të shtypin shkronjat në një tastierë dhe jo në një panel me drita dhe butona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA