Real Madrid, largohet Altintop

30/05/2012 17:15

Hamit Altintop ka konfirmuar për mediat turke se do të largohet nga Real Madrid për të luajtur me Galatasaray.

Mesfushori turk, i cili ka luajtur vetëm një sezon për kampionët e Spanjës pas blerjes nga Bayern Munchen, ka bërë të ditur lajmin për agjensinë e lajmeve ‘Anadolu’.

Kishte disa ditë që në mediat spanjolle flitej me siguri për një largim të 29-vjeçarit nga klubi madrilen pas një sezoni ku Altintop luajti shumë pak minuta me fanellën e bardhë.

Altintop ka luajtur vetëm 613 minuta në të gjithë sezonin dhe është aktivizuar si mbrojtës i djathtë për të zëvendësuar Alvaro Arbeloa.

Top Channel