Ranieri trajner i Monakos

30/05/2012 10:50

Claudio Ranieri do të jetë trajneri që do të drejtojë skuadrën e Monakos, skuadra e principatës e cila në sezonin që vjen do të luajë në kategorinë e dytë franceze.

Lajmi njoftohet nga vetë klubi i Monakos duke saktësuar se Ranieri ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsionin e zgjatjes së një viti tjetër në bazë të rezultateve të arritura.

Në këtë post, Ranieri, ish-trajner i Celsit, Valencia, Juventusit, Interi dhe Romës do të zëvendësojë Marco Simonen, i shkarkuar nga detyra pak javë më parë kur i kishte mbetur ende një vit kontratë pët të shfrytëzuar.

Prezantimi do të kryhet ditën e enjte në stadiumin e skuadrës së Monakos.

Top Channel