Shkencëtarët dhe astronomët prej vitesh mundohen të kapin planete dhe yje në mijëra vite dritë larg për të kuptuar më mirë universin në të cilin jetojmë, si lindin e si zhduken planete, yje e sisteme diellore.
Teleskopi i NASA-s Kepler kapi imazhe në 1500 vite dritë larg ku tregohet procesi i zhdukjes së një planeti. Zbulimi u bë nga shkencëtarët e Institutit Teknologjik të Masaçusetsit në Shtetet e Bashkuara.
Shkencëtarët thonë se planeti në zhdukje është në përmasat e Mërkurit. Temperatura në sipërfaqen e tij shkon deri në 2 mijë gradë celcius, temperatura që po e transformojnë planetin në një masë të madhe gazi e pluhuri, sikur të ishte një kometë.
Sipas shkencëtarëve, planeti i kanë mbetur më pak se 100 milion vite jetë.
Top Channel