Gjykata e Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Hagë, shpalli fajtor dhe dënoi me 50 vite burgim ish-presidentin e Liberisë, Charles Taylor.
Taylor u gjend fajtor për akuzën e armatosjes dhe ndihmës së dhënë për rebelët në Sierra Leone gjatë luftës civile 11-vjeçare në këtë vend nga 1991 deri në 2002-in.
Prokurorët e Hagës kërkuan një dënim prej 80 vitesh heqje lirie për Taylor, por gjykata vlerësoi se kërkesa ishte e tepruar nisur nga përfshirja e presidentit të Liberisë në luftën civile të Sierra Leones.
Gjatë procesit, gjyqtari i cështjes, Richard Lussick deklaroi se krimet e ndodhura në Sierra Leona ishte ndër krimet më makabre të kryera ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Vetë Taylor kundërshtoi vendimin duke u deklaruar i pafajshëm. Ai tha se nuk kishte kurrëfarë gishti në luftën civile në Sierra Leone dhe se do të apelonte vendimin e dhënë kundër tij.
Top Channel