Dy djemtë e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, do të paraqiten në gjyq për t’u përballur me akuzat e korrupsionit, informoi ditën e mërkurë Televizioni Shtetëror Egjiptian.
Gamal dhe Alaa Mubarak janë gjithashtu duke u gjykuar për bashkëpunim në vrasjen e protestusve dhe vendimi mbi fajësinë e tyre në lidhje me këtë akuzë pritet të shpallet në fundjavë.
Në gjyqin e ri, ata do të hetohen së bashku me pesë zyrtarë të tjerë.
Më parë, një polic i gjetur fajtor për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve u dënua me pesë vjet heqje lirie.
Hosni Mubarak, 83-vjeçar, është duke përballur edhe ai me drejtësinë egjiptiane për abuzim me pushtetin, vrasje dhe korrupsion, gjatë më shumë se tre dekadave në të cilat drejtoi vendin me 85 milionë banorë.
Top Channel