Del Bosque: Pique dhe Ramos të shkojnë mirë

30/05/2012 15:05

Vicente Del Bosque ka pranuar në një emision radiofonik spanjoll se Sergio Ramos dhe Gerard Pique, dy futbollistët kandidatë për të formuar çiftin titular të qendërmbrojtësve në kombëtaren e Spanjës, nuk shkojnë dhe aq mirë me njëri-tjetrin.

Gjithsesi, tekniku i kampionëve në fuqi të Europës dhe Botës është i bindur se lojtarët nuk do të krijojnë probleme në gjirin e ekipit.

Kur u pyet për marrëdhënien mes mbrojtësve të Real dhe Barcelona, Del Bosque u përgjigj: “Nëse nuk shkojnë mirë, duhe të fillojnë të shkojnë mirë që nga ky moment. Janë të rinj që mund të kenë keqkuptime me njëri-tjetrin, por janë djem të mrekullueshëm dhe ju siguroj që nuk do të ketë asnjë problem. Kanë luajtur edhe më parë bashkë dhe gjëja më e rëndësishme është që kanë një zemër të bardhë.”

“Mendoj se marrëdhënia mes lojtarëve të Realit dhe Barcelonës është e mirë. Kanë kaluar shumë situata që i kanë shërbyer për të mësuar dhe për të bashkëjetuar në harmoni me njëri-tjetrin gjatë grumbullimit”, shtoi Del Bosque.

Top Channel