Organizimi i dasmës është një nga gjërat më të vështira, por dhe më të bukura. Kërkon punë, kohë, durim dhe mbi të gjitha shumë para.

Që në fëmijëri mendojmë për dasmën tonë ideale. Për vajzat përfytyrimi kalon çdo lloj fantazie, që nga princi i kaltër e deri tek fustani përrallor, vendi i ceremonisë dhe shpesh herë edhe të ftuarit.

Por sa arrijmë që fantazinë tonë ta bëjmë realitet? Pikësëpari, ajo që na nevojitet për organizimin e një dasme është prakticiteti. Mundësitë që na ofrohen për të realizuar atë që kemi ruajtur në mendje janë të pafundme, por e rëndësishme është që dëshirat tona të jenë sa më afër mundësive reale. Ja cilat janë disa nga detajet që duhet të kemi parasysh kur duam të organizojmë një dasmë.  

Duhet të përcaktojmë listën e të ftuarve, e më pas të merremi me përgatitjen e ftesave dhe dërgimin e tyre minimalisht 1 javë para dasmës.

Në rast se nuk duam të kemi ndonjë surprizë të pakëndëshme kur hyjmë në sallë, duhet të gjejmë kohë të merremi vetë me çdo detaj, që nga ndriçimi e deri tek përzgjedhja e luleve.

Margarita, tulipan, trëndafil apo orkide, janë këto disa nga llojet e luleve që përzgjidhen si baza e buqetës së luleve në tryezat e të ftuarve. Lulja jonë e preferuar mund të jetë e duhura, ajo që i dhuron dasmës një nga pjesët më të bukura.

Duhet pasur shumë kujdes në zgjedhjen e orkestrës apo të DJ-it. Në një mënyrë apo në një tjetër ai mund të na shkatërrojë ose të na “nderojë” para të ftuarve. Cdo këngë duhet përzgjedhur me kujdes! Në këtë pikë nuk mbetet pas as kameramani dhe as fotografi. Ata janë personat që do të fiksojnë disa nga momentet më të paharrueshme të jetës sonë. Pra, dasma që do shohim në të ardhmen është këndvështrimi që ata e kanë parë dasmën tonë. Duhet të sigurohemi që këndvështrimi i tyre të jetë i duhuri, pse jo dhe më i miri.

Torta është një nga momentet më emocionuese gjatë të gjithë mbrëmjes. Sa kate, cilat janë elementët e dekorit të tortës, si dhe detajet dytësore si muzika dhe shampanja.  

Ndër të tjera duhet të kemi shumë kujdes që të përzgjedhim ambientin e duhur. Në natyrë apo në një ambient të mbyllur? Ka mendime nga më të ndryshmet, por një nga zgjedhjet më interesante dhe më romantike është organizimi i ceremonisë në natyrë. Gjithsesi, pavarësisht të gjitha këtyre detajeve, të cilat në kompleks ndërtojnë të gjithë dasmën, duhet të jemi shumë fanatikë në mirëorganizimin e të ftuarve para se të fillojë dasma. Duhet dikush që të orientojë të ftuarit sipas listës së emrave përkrah të cilës qëndron tavolina dhe karrigia përkatëse.

Nëse duam diçka ndryshe nga e zakonshmja duhet të dalim nga tradicionalja, ku afër tavolinës kryesore qendrojnë dajat, hallat dhe xhaxhallarët. Njerëzit argëtues dhe ata që janë miqtë më të afërt të çiftit janë ata që mbajnë në këmbë dasmën dhe që i japin ritëm asaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA