A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Disa mijëra spektatorë të një kampionati golfi në Londër mbetën të shtangur dhe të tmerruar, përpara pamjes së dy avionëve, që u afruan i shkuan shumë pranë përplasjes midis tyre në qiell
Për disa sekonda, e vetmja gjë që mund të dëgjohej në fushë ishin pasthirrma frike, murmurima dhe ankth.
Megjithatë, “viktimat” e vetme të kësaj ngjarje ishin vetë spektatorët, të vendosur në vendin ideal për të rënë pre e një iluzioni optik.
Në të vërtetë, dy aeroplanët ishin të ndarë midis tyre me një mijë metra lartësi, një distrancë tërësisht e sigurt për të kaluar mbi ose nën një tjetër mjet fluturues.

Aeroporti i Londrës, si më i madhi në Europë dhe një prej më të ngarkuarve me trafik në botë është i detyruar të vendosë avionët në një linjë pritje për t’u ulur dhe kalimet në të njëjtën vijë, në lartësi të ndryshme janë të zakonshme.

Megjithatë, në rastin e fushës së golfit, ekspertë të iluzioneve optike shpjeguan se këndi me të cilin spektatorët shihnin pamjen nga fusha ishte i tillë që e zhdukte ndarjen, duke bërë që të dukej sikur avionët ishin ngjitur, siç dëshmojnë edhe disa fotografi të marra nga turneu i golfit.

Top Channel