Kuvajti, 5.5 mln euro Tiranës

29/05/2012 00:00

Nëse do të tregoheshim pak cinikë, mund të thonim se emiri i Kuvajtit e pagoi shtrenjtë dekoraten që i dha atij Presidenti i Republikës, Bamir Topi: plot 5.5 milionë euro.

Në fakt, paratë emiri nuk i dha për Presidentin apo institucionin e Presidencës, por për Bashkinë e Tiranës, si këst i dytë per rikonstruksionin e sheshit Skënderbej. Një gjest ky i emirit që pritej pas darkës shtetërore të shtruar prej tij, ku ishin ftuar të 64 ambasadoret e trupit diplomatik të akredituar në Kuvajt Sity.

Kur solli në Tiranë në prill të 2008-ës një çek prej 4 mln dollarësh për familjet e viktimave të Gërdecit, emiri, nëpërmjet të dërguarve të tij ia dorëzoi çekun Presidentit, që e dorëzoi këtë shumë në llogarinë bankare të hapur për viktimat e Gërdecit.

Por, ky ishte një veprim personal i emirit. Kësaj here, emiri implikoi qeverinë, e cila u mblodh të martën paradite dhe e mori vendimin gjatë kohës që presidenti Bamir Topi ndodhej ende në Kuvajt.

Presidenti Topi këmbënguli në një përfshirje të qeverisë dhe të biznesit kuvajtjan në Shqipëri edhe në takimet e ngjeshura të ditës së dytë të vizitës së tij, ku u takua me zëvendëskryeministrin, Sheikun Al-Kalid Al-Sabah, ministrat e Arsimit dhe Shëndetësisë, me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë, drejtuesit e kompanisë më të madhe kuvajtiane “Alimtiaz Investment Group” dhe Drejtuesin e Fondit Kuvajtian të Zhvillimit.

Pyetja që mund të shtrohet pa hezitim eshte se si do të përdoren këto 5.5 mln euro nga administrata e re e bashkisë, kur dihet se kjo administrate nuk i qëndroi besnike projektit të parë të sheshit, atij për të cilin kishin paguar kuvajtjanët.

Por, sic u shprehën asokohe kuvajtjanët, nuk u takon atyre të vendosin se çfarë është më e mirë për tiranasit. Në çdo rast, me vendimin për të derdhur edhe 5.5 mln euro të tjera për sheshin Skëndërbej dhe qytetin e Tiranës, mund të thuhet pa frikë se vizita e Presidentit Bamir Topi në Kuvajt ia arriti qëllimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA