Gjirokastër, sekuestrohen 300 kg hashash

29/05/2012 00:00

Mbi 300 kilogramë hashash u kapen nga policia e Gjirokastrës në
operacionin e koduar me emrin ‘Karvani’. Droga kishte dale nga fshati
Lazarat dhe po transportohej me mushka ne drejtim te Delvines e me pas
te Sarandes.

Rreth orës 01.30, policia e Gjirokastres mberriti në malin e Sopotit mbi fshatin Lazarat, ku kanë bashkëpunuar edhe me Policine e Delvinës dhe janë afruar në drejtim të shtetasve që transportonin lëndën narkotike.

Pesë shtetasit qe po benin transportin kanë braktisur kafshët dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të shpatit të malit Sopot duke përfituar nga errësira dhe shiu i rrëmbyeshëm, që po binte gjatë gjithë natës. Ne vendin e ngjarjes policia gjeti 300 kilogramë hashash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB