Gjirokastër, miratohet buxheti

29/05/2012 00:00

Këshilli i qarkut të Gjirokastrës ka miratuar me shumicën e votave të
këshilltarëve dhe pa asnjë hapësirë për diskutim vendimet e rishqyrtuara
mbi buxhetin, pagat e punonjësve dhe fondin e emergjencës civile.

Mbledhja e radhës ku është vërejtur dukshëm polarizimi politik nuk ka ngritur asnjë diskutim mbi tabelën e buxhetit dhe shpërndarjen e zërave brenda tij.

Kështu ndërmarrjet e rrugëve rurale vazhdojnë të mbajnë të punësuar dhjetëra punëtorë mirëmbajtjeje ndërsa fondet në funksion të këtyre akseve janë të papërfillshme. Fondi i pagave tejkalon disa herë shifrën e investimeve në rrugët rurale ndërsa as fondi për emergjencat nuk është në gjendje ti japë zgjidhje problematikave të shkaktuar prej reshjeve gjatë dimrit.

Disa ura dhe rrugë që lidhin komuna në Teplenë dhe Përmet janë në gjendje kritike, por për këto nuk është diskutuar në mbledhjen e radhës së Këshillit të Qarkut. 6 çështje të rendit të ditës janë miratuar brenda pak minutave duke mos lënë hapësirë për diskutime, ndërsa edhe hartuesi i buxhetit të këtij institucioni ka hezituar të sqarojë për mediat aspekte të buxhetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB